ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
6 tetor 2019
Periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 3 shtator – 14 shtator 2019
Votuesit do të kenë mundësi të informohen dhe t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në lidhje me Qendrën e tyre të Votimit në ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në linkun “Ku do të votosh”, ose në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën tuaj.
Qytetarët mund t’i drejtohen Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, i cili do t’u ofrojë sqarime dhe përgjigje në pyetjet si:
- A kam të drejtë të votoj?
Ju keni të drejtë të votoni nëse emri juaj gjendet në Listën Votuese dhe jeni nga mosha 18 vjeçare më 6 tetor 2019.
- Ku duhet të votoj?
Vizitoni ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në linkun “Ku do të votosh”, ose në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, për t’u informuar se në cilën Qendër të Votimit ju mund të votoni.
- Si ta ndërroj Qendrën e Votimit?
Për të ndërruar Qendrën e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson përmes aplikacionit online, që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org ku në anën e djathtë klikoni në linkun “Ku do të votosh”.
Aplikacioni online ju mundëson informacione se në cilën Qendër të Votimit jeni caktuar që të votoni dhe gjithashtu ju mundëson ndërrimin e qendrës së votimit.
Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.