DIVIZIONI PËR EDUKIM DHE INFORMIM
PLANI: “KQZ HAP DYERT PËR DIASPORËN”
Periudha e realizimit: 11 – 29 Gusht 2025
Lokacioni: Zyra e KQZ-së, Prishtinë dhe Zyrat e ZEKKZ-ve
Qëllimi i aktivitetit
- Të informohen qytetarët e diasporës që ndodhen përkohësisht në Kosovë për të drejtën e tyre për t’u regjistruar dhe për të votuar nga jashtë vendit në Zgjedhjet Lokale 2025.
- T’u ofrohet ndihmë praktike dhe sqarime për mënyrën e regjistrimit dhe procedurat e votimit përmes postës.
Aktivitetet
1. Video-thirrje nga Kryetari i KQZ-së
- Formati: Video e shkurtër
- Përmbajtja:
- Ftesë për qytetarët e diasporës që ndodhen në Kosovë që të vizitojnë KQZ-në.
- Publikimi: RTK, rrjetet sociale të KQZ-së dhe akterëve të tjerë
2. Pritja e Diasporës në ambientet e KQZ-së
- Koha: Nga ora 11:00 deri 14:00, çdo ditë pune.
- Stafi përgjegjës: Divizioni për Edukim dhe Informim, Divizionit i Shërbimit të Votuesve, ZEKKZ dhe Zëdhënësi.
- Detyra:
- Të ofrohet informacione të detajuara për regjistrimin për votim nga jashtë (online dhe me postë).
- Të realizohen fotografi dhe video mesazhe me pjesmarresit.
3. Materiale të mbështetura
- Fletëpalosje me hapat e regjistrimit dhe votimit me postë.
- Roll-up i veçantë: Je në Diasporë? Regjistrohu sot për të votuar nga jashtë!”
- QR code në hapësira të KQZ-së për qasje në platformën: diaspora.kqz-ks.org
4. Regjistrimi i pjesëmarrësve
- Të krijohet një formular i thjeshtë (fizik ose online ku qytetarët e diasporës mund të lënë të dhënat e tyre për t’u informuar edhe në të ardhmen (e-mail, WhatsApp, Viber).
5. Komunikimi Publik
- Slogan i përkohshëm për aktivitetin:
“Je këtu, por voton nga jashtë – Regjistrohu sot!” - Hashtag-e të fushatës:
#DiasporaVoton, #Zgjedhjet2025, #VotoPërKomunënTënde, #KQZHapDyert - Kanale komunikimi:
- Facebook, Instagram, Twitter, YouTube (postime ditore nga vizitat)
Video-mesazh nga Kryetari i KQZ-së – “KQZ hap dyert për Diasporën”
Të nderuar qytetarë të diasporës,
Nëse gjatë këtij muaji ndodheni në Kosovë, ju ftojmë të vizitoni ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, si dhe Zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat tuaja, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.
Gjatë vizitës, mund të informoheni nga afër për mënyrën e regjistrimit si votues jashtë Kosovës, dhe për procedurat e votimit përmes postës për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025.
Stafi ynë është në dispozicion për t’ju ndihmuar, për të ofruar sqarime praktike dhe për të lehtësuar çdo hap të procesit të regjistrimit.
Votoni për komunën tuaj, kudo që jetoni!