Bazuar në udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 09.09.2019, nr. 965/2019, për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve për Identifikimin e Votuesve në Vendvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës me 6 tetor 2019.
Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit të vlefshme siç janë:
- Letërnjoftim i vlefshëm;
- Pasaportë e vlefshme;
- Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe
- Leje e vozitjes e vlefshme.
Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.